
Një incident është shënuar ditën e sotme në aeroportin Heathrow të Londrës. Mediat britanike bëjnë të ditur se disa persona dyshohet se u sulmuan me një “lloj spreji me piper” në një parking shumëkatësh në terminalin 3 të aeroportit.
Policia Metropolitane tha se oficerë të armatosur u thirrën në parkingun e terminalit 3 rreth orës 8:11 të mëngjesit për shkak të një raporti për sulm ndaj njerëzve.
“Një grup burrash dyshohet se i spërkatën njerëzit me atë që besohet të jetë një lloj sprei me piper përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes”, tha Policia Metropolitane në një deklaratë, shkruan A2 CNN.

Një burrë u arrestua me dyshimin për sulm dhe hetimet vazhduan për të gjetur të dyshuar të tjerë, tha policia.
“Në këtë fazë, ne besojmë se incidenti përfshinte një grup njerëzish të njohur me njëri-tjetrin, me një grindje që përshkallëzohej dhe që rezultoi në plagosjen e një numri njerëzish”, thanë zyrtarët e plicisë.
"Oficerët tanë reaguan shpejt dhe do të ketë një prani të shtuar policore në aeroportin e Heathroë gjatë gjithë mëngjesit për të vazhduar hetimet dhe për të siguruar sigurinë e atyre që janë në zonë. Ne nuk po e trajtojmë këtë incident si terrorizëm. I kuptoj shqetësimet e publikut dhe do të doja të falënderoja ata në zonë për bashkë
punimin e tyre këtë mëngjes", theksoi Policia, përcjell A2 CNN.
Shërbimi i ambulancës së Londrës mbërriti dhe viktimat u dërguan në spital. Lëndimet e tyre nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën.
Pamjet e postuara në mediat sociale dukeshin se tregonin një burrë të prangosur, ndërsa ambulancat, zjarrfikësit dhe oficerët e armatosur ndodheshin në vendngjarje.

Një zëdhënës i Heathrow tha se ekipet e tij po i përgjigjen incidentit me shërbimet e emergjencës. Heathrow u ka këshilluar pasagjerëve të lënë kohë shtesë kur udhëtojnë për në aeroport dhe, nëse kanë ndonjë pyetje, të kontaktojnë me linjën e tyre ajrore.
Terminali mbeti i hapur gjatë gjithë kohës, megjithëse incidenti shkaktoi disa ndërprerje të trafikut dhe transportit publik. (A2 Televizion)