Taulant Balla iu është përgjigjur deklaratave të kreut demokrat Sali Berisha për vlora Hysenin., nga foltorja e kuvendit kreu i grupit socialist tha se hetimet për ish-drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, duhet të kryhen nga organet e drejtësisë dhe jo nga politika.
“Lidhur me hetimet mbi ish-drejtoreshën e shërbimit informativ. Qëndrimi ynë është që ne presim që organi i akuzës ta hetojë dhe ta zbardhi deri në fund. I shprehim mbështetjen tonë Prokurorisë së Posaçme, të cilën të gjithë ne këtu edhe me votimin e sotëm duhet të votojmë pro që ta lemë të bëjë punën e vetë. Koha kur politika gjykonte vetveten ka përfunduar njëherë e përgjithmonë me reformën në drejtësi, pa asnjë ndërhyrje, pa asnjë mbivendosje përmes një procesi të pavarur të hetimit të gjykimit. Ky është qëndrimi jonë jo vetëm për këtë çështje, por për të gjitha çështjet. Sa herë që ju të kërkoni të na ktheni 10 vjet më pas me gjyqe politike ndaj njëri-tjetrit, ne do ju themi jo. Keni një çështje, çojeni prokurori të posaçme. Keni një çështje, shkoni dhe lini prokurorinë ta jetojë. Rruga pa kthim që ne e kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdo qoftë e kushdo qoftë, pavarësisht statusit social, funksionit politik”, tha Balla.
Balla tha se mazhoranca mbështet SPAK-un për zbardhjen e plotë të çështjes dhe theksoi se Kuvendi nuk mund të përdorë kontrollin parlamentar për të zëvendësuar apo dubluar kompetencat e prokurorisë.
“Është fitore e drejtësisë edhe kjo çështje. Sipas edhe jurisprudencës së konsoliduar tanimë të Gjykatës Kushtetuese, pas shumë kërkesave prej jush për komision hetimore, për keni çuar për interpelancat, Kuvendi nuk mund të përdorë institucionin e vetë, ndër më të rëndësishmit të kontrollit parlamentar për të dubluar ose për të zëvendësuar kompetencat e prokurorisë. Si tha, tha; ta bëjmë ne këtu, ta zbardhim tha ne të gjithë përgjegjësinë. Po këta për çfarë i kemi? Po pikërisht i kemi për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale, për të identifikuar përgjegjësi individuale dhe për të ngritur akuza penale. Jo tha, nuk ka nevojë. Do e bëjmë ne tha në fund tha të nxjerrim ne përgjegjësitë. Kush jemi ne? Ne jemi palë. Ne jemi, ne jemi shënjestra. Ne jemi deputetë, falë kësaj shumice qeverisëse, me kurajo me vendosmëri i është hapur rruga drejtësisë së pavarur, në një vend kur pak vite më parë kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme, që nga 1912. Dhe prandaj as mund të jenë këto zhvillime për të drejtësisë për Shqipërinë, e cila në fakt në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian ka shumë çka që nuk mund të imagjinohej dhe nuk mund të imagjinohet dhe sot që flasim në vendet e tjera përreth dhe koha do ta çmojë më shumë se kushdo. Jo më larg se javën e kaluar presidentja e komisionit për këtë në sallën e parlamentit. Ne kur shohim çështje të tilla të cilat po hetohen zyrtarë të këtij niveli që po hetohen, ato janë prova se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit. E prandaj ky grup parlamentar do të fuqizojë sistemin e drejtësisë. Jo t'ia marri drejtësisë atë që ja kemi dhënë drejtësisë edhe të bëjmë atë diskutimin e përhershëm që e bënim para shumë vitesh kur ishte koha kur prokurorët për të thirrur një politikan para dyerve të drejtësisë i luteshin politikanit në telefon, të lutem mund të vish pak nesër të të marr një deklaratë edhe këtu mbyllej gjithë hetimi. Ndërkohë që sot unë e kam provuar vetë për të njëjtat akuza. I çova nga viti 2012 dosje në prokurori. U mbyllën, erdhi prokuroria e posaçme, i hapi, i hetoi, ka çuar në gjykatë. Nuk bëj asnjë koment. Gjykata të japë vendimin si të dojë. Asnjë instrument kontrolli parlamentar nga mocioni me debat deri te komisioni hetimor parlamentar nuk mund ta zëvendësojë të ndikojë të kushtëzojë apo të pengojë hetimin e plotë dhe të pavarur nga prokurorët e SPAK-ut”. (A2 Televizion)