
Gjykata e Posaçme shqyrtoi sot kërkesën e Greta Gjocit, nënës të një foshjeje 4 muajshe, për të pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg.
GJKKO pranon kërkesën e Gjocit për pezullim me 1 vit të vajtjes në burg. Gjocit i kanë mbetur 3 vjet e 5 muaj dënim për të kryer.
Gjoci u arrestua dy ditë më parë dhe dërgua bashkë me foshnjën në burgun e Pojskës, në zbatim të një vendimi të Apelit të Posaçëm.
Seanca gjyqësore u zhvillua në një kohë kur seancat në GJKKO janë të bojkotuara nga avokatët. Por, për rastin e Gjocit është paraqitur avokati Ndue Marku, i cili ka njoftuar Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për shkak të specifikës që ka rasti.
Greta Gjoci u prangos pas lënies në fuqi nga Apeli të një dënini me 6 vjet e 8 muaj burg ndaj saj, si pjesë e një grupi kriminal të akuzuar për mashtrim përmes call-center-ave. (A2 Televizion)