Alarm në Greqi, mbyllen dhjetëra shkolla pas kërcënimeve për bomba

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 08:46 | Bota

Alarm në Greqi, mbyllen dhjetëra shkolla pas kërcënimeve

Të paktën 35 shkolla janë mbyllur, mëngjesin e së mërkurës, në zonën e Atikës në Greqi, për shkak të një kërcënimi për sulme me bomba që ato kanë marrë nga persona ende të paidentifikuara.

Autoritetet janë ngritur në këmbë dhe po verifikojnë të gjitha kërcënimet, pas njoftimeve që morën nga shkollat se kishin marrë një email me përmbajtje shqetësuese.

Deri në këto momente, të gjitha kërcënimet kanë rezultuar false, teksa autoritetet po vijojnë me hetimet për gjetjen e autorëve të këtyre emaileve që mendohet se vijnë nga jashtë Greqisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos