Amerika bëhet me Rusinë, dy rezoluta për Ukrainën në OKB, njihet pushtimi rus

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2025, 23:04 | Bota

Organizata e Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë të hënën rezolutën amerikane për të zbutur qëndrimin e Asamblesë së Përgjithshme ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh votoi mbi projekt-rezolutat rivale, një nga Uashingtoni dhe një e shkruar nga Ukraina dhe shtetet evropiane për të shënuar përvjetorin e tretë të sulmit rus në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara u detyruan të abstenonin në votimin e rezolutës së tyre, pasi vendet evropiane ndryshuan me sukses versionin e Uashingtonit për ta formuluar në një mënyrë të tillë që pasqyronte mbështetjen e OKB-së për Kievin gjatë luftës, përfshirë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Kjo luftë nuk ka patur asnjëherë të bëjë vetëm për Ukrainën. Ka të bëjë me të drejtën themelore të çdo vendi për të ekzistuar, për të zgjedhur rrugën e tij dhe për të jetuar i lirë nga agresioni”, tha në fjalimin e saj përpara votimit zëvendësministrja e jashtme e Ukrainës, Betsa Mariana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos