Analiza: Baza e Forcave Hapësinore të SHBA-së në Groenlandë, një pikë e favorshme në 'majën e botës'

Nga A2 CNN
28 Mars 2025, 19:19 | Bota

Analiza: Baza e Forcave Hapësinore të SHBA-së në

Zëvendëspresidenti JD Vance dhe zyrtarë të tjerë sapo kanë filluar vizitën e tyre në bazën hapësinore Pituffik, shtëpia e personelit të Forcave Hapësinore të SHBA dhe Forcave Ajrore.

Sipas mediave të huaja, vendndodhja unike e kësaj baze 'maja e botës', sipas faqes së internetit të Forcave Hapësinore të SHBA-së, e bën atë një pozicion të favorshëm për mbrojtjen ushtarake.

Ekspertët thonë se raketat e lëshuara nga Rusia dhe Kina drejt SHBA-së, ka shumë të ngjarë të zbulohen fillimisht atje.

"Është fjalë për fjalë syri më i jashtëm i mbrojtjes amerikane," tha për New York Times Peter Ernstved Rasmussen, një analist danez i mbrojtjes. "Pituffik është vendi ku SHBA mund të zbulojë një lëshim, të llogarisë trajektoren dhe të aktivizojë sistemet e saj të mbrojtjes raketore. Është e pazëvendësueshme", shtoi ai.

Baza ushtarake e akullt - "e mbyllur nga akulli nëntë muaj në vit" - kryen misione paralajmërimi raketash, mbrojtje nga raketat dhe mbikqyrje hapësinore, sipas USSF. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos