Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi sot që Ukraina të vendoset nën një formë të administrimit të përkohshëm nga Kombet e Bashkuara, për të lejuar zgjedhje të reja dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kryesore, në rast të arritjes së një marrëveshjeje paqeje.
Sipas mediave të huaja, ky sugjerim ishte refuzuar tashmë nga Uashingtoni dhe tani, çuditërisht, ka marrë një përgjigje të ngjashme nga vetë OKB-ja.
Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Antonio Guterres, tha sot se Ukraina ka një qeveri legjitime që duhet respektuar, shkruan A2 CNN.
Udhëheqësi i Kremlinit është akuzuar nga Ukraina dhe liderët evropianë për përpjekje për të zgjatur bisedimet e armëpushimit pa ndonjë qëllim serioz për të ndaluar luftimet.
Presidenti amerikan Donald Trump kishte pranuar tashmë shumicën e kërkesave të Rusisë përpara fillimit të bisedimeve për një zgjidhje paqeje dhe kishte goditur vazhdimisht ‘me thikë pas shpine’ ish-aleatin e tij, Ukrainën. Kjo duket se e ka bërë Putinin të bëjë kërkesa gjithnjë e më të reja, më të gjera.
Kishte vetëm një koment të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë mbi kërkesat e fundit të Putinit. Qeverisja e Ukrainës përcaktohet nga kushtetuta dhe populli i vendit, tha të enjten (me orën lokale) një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)