
Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të donte të zhvillonte një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir Putinin në Budapest.
Sipas mediave të huaja, Hungaria u zgjodh me kujdes si vend për samitin, pas një telefonate muajin e kaluar, por bisedimet u anuluan nga Presidenti amerikan, me sa duket sepse dyshonte se mund të sillte përparim në një marrëveshje paqeje.
Putini kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, me akuza të lëshuara në vitin 2023 për rrëmbimin e fëmijëve në Ukrainë gjatë pushtimit rus.
Hungaria po tërhiqet nga GJPN-ja, duke e akuzuar atë si një "gjykatë politike", por arritja atje mund të mos jetë e lehtë për presidentin rus.
Vendi është i rrethuar nga anëtarët e NATO-s, Rumania, Kroacia, Sllovenia dhe Sllovakia, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu Hungaria kufizohet me Serbinë dhe Austrinë, si dhe me Ukrainën perëndimore, ndërsa të gjitha vendet përreth Hungarisë janë nënshkruese të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. (A2 Televizion)
