Kryeministri Orban mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Donald Trump

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 18:31 | Bota

Kryeministri Orban mbërrin në Shtëpinë e Bardhë,

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sapo ka zbritur nga automjeti i tij dhe është pritur nga Presidenti Donald Trump, jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas mediave të huaja, i pyetur nëse do të takohet me Vladimir Putinin në Budapest, Trump u përgjigj duke thënë "gjithmonë ka një shans".

Të dy udhëheqësit do të shkojnë në Zyrën Ovale, ku do të zhvillohet edhe takimi zyrtar mes tyre, shkruan A2 CNN.

Nafta ruse është e vetmja fushë ku aleatët kanë pasur dallime në qëndrime dhe kjo është diçka për të cilën ka të ngjarë të pyeten të dy liderët nga gazetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos