Një nga ankesat më të shpeshta të Donald Trump, që nga mandati i tij i parë si president i SHBA-së, ka qenë mbi nivelin përkatës të kontributeve në NATO nga anëtarët e kësaj organizate.
Sipas mediave të huaja, Trump shpesh është ankuar për faktin se shumë vende paguajnë më pak ndaj aleancës sesa Uashingtoni, megjithëse shifrat e fundit të publikuara nga NATO tregojnë se Gjermania përputhet me financimin e SHBA.
Megjithatë, në sfondin e ankesave të Trump, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se shpenzimet e mbrojtjes nga anëtarët evropianë të organizatës dhe Kanadaja u rritën me 20% në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë, shkruan A2 CNN.
Shumë anëtarë kanë qenë në ankth për të treguar se e kanë pranuar mesazhin e Trump dhe tashmë kanë rritur shpenzimet ushtarake, veçanërisht që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
NATO tha se rritja prej 20% e shpenzimeve ushtarake nga anëtarët e aleancës, i çoi shpenzimet e tyre totale të mbrojtjes në më shumë se 485 miliardë dollarë.
"Mezi pres të takoj ministrat e mbrojtjes në NATO javën e ardhshme, ku do të flasim për më shumë investime, të cilat do të jenë më të mira në mbrojtje," tha Rutte në përgjigje të një kërkese drejtuar NATO-s për shifrat e fundit të shpenzimeve.
"Shifrat po rriten. Në fakt, shpenzimet nga Evropa dhe Kanadaja janë rritur 20% në 2024, duke e çuar totalin e investimeve shtesë në vitet e fundit nga 640 miliardë dollarë në 700 miliardë dollarë", tha Rutte, shkruan A2 CNN.
NATO tha se nuk mund të vërë në dispozicion shifra të tjera për momentin, shkruan A2 CNN.
(A2 Televizion)