Shefi i sigurisë ndërkombëtare: Sulmet ndaj centraleve bërthamore janë shtuar

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2025, 11:55 | Bota

Shefi i sigurisë ndërkombëtare: Sulmet ndaj centraleve

Shefi i IAEA Rafael Grossi është sot në Moskë për të zhvilluar bisedime me Alexei Likhachev, kreun e korporatës bërthamore ruse Rosatom.

Sipas mediave të huaja, kryesorja ndër temat e diskutimit është situata aktuale në centralin bërthamor Zaporizhzhia, të cilin forcat ruse e morën nën kontroll menjëherë pas fillimit të luftës me Ukrainën në vitin 2022.

Duke folur pas bisedimeve në Moskë, Grossi tha se objekti - termocentrali më i madh bërthamor në Evropë - ishte përballur me një numër në rritje sulmesh.

“Numri i sulmeve në termocentralin Zaporizhzhya po rritet”, tha ai, shkruan A2 CNN.

“Ne flasim për këtë në çdo raport. Nuk e specifikojmë shifrën e saktë, është në rritje”, shtoi ai.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS citoi Grossin të thoshte se nuk ishte e mundur të përcaktohej se cila palë po kryente sulmet.

“Fragmentet e vogla të plastikës apo drurit të mbetura nga UAV-të dhe dronët e supozuar nuk na lejojnë të flasim për origjinën e këtyre fragmenteve dhe këtyre pajisjeve”, tha ai, shkruan A2 CNN.

“Megjithatë, dua t'ju siguroj se çështjet e këtij urdhri i ngre në nivelin më të lartë gjatë diskutimeve ndërkombëtare”, përfundoi Gross. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos