Arrestohet bosi i madh i Kartelit të Sinaloas, Ismael "El Mayo" Zambada

Nga A2 CNN
26 Korrik 2024, 06:06 | Bota
Arrestohet bosi i madh i Kartelit të Sinaloas, Ismael "El Mayo"

Bosi i madh dhe themeluesi i Kartelit të Sinaloas, Ismael "El Mayo" Zambada, dhe djali i El Chapos, Joaquin Guzman Lopez, u arrestuan në Teksas të Shteteve të Bashkuara. 

Ai qëndronte në arrati prej dekadash dhe konsiderohet si trafikanti më i madh i narkotikëve në botë. 

Në gjyqin e El Chapos në vitin 2019, avokatët e tij pretendonin se ishte El Mayo kreu i vërtetë i  organizatës. Ata e akuzuan El Mayon se kishte korruptuar të gjithë qeverinë meksikane në mënyrë që të jetonte i lirë.

Për kapjen e El Mayos DEA ofronte një shpërblim prej 15 milionë dollarësh.

Autoritetet amerikane thonë se Karteli i Sinaloas është furnizuesi më i madh i narkotikëve në SHBA, kryesisht kokainë dhe fentanil. Kjo e fundit konsiderohet si shkaktarja kryesore e vdekjes së amerikanëve të grupmoshës 18-45 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos