Policia Kombëtare e Filipineve ka arrestuar ish-presidentin Rodrigo Duterte si pjesë e një hetimi të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) me akuza për krime kundër njerëzimit gjatë mandatit të tij si zyrtari më i lartë i Manilës.
Gjatë kohës së tij në detyrë, Duterte kryesoi një goditje gjithëpërfshirëse dhe brutale kundër drogës që vrau më shumë se 6,000 njerëz, sipas të dhënave të policisë, megjithëse monitoruesit e pavarur besojnë se numri i vrasjeve jashtëgjyqësore mund të jetë shumë më i lartë, përcjell A2 CNN.
79-vjeçari Duterte, u arrestua mes skenave kaotike në aeroportin kryesor në kryeqytetin Manila, pasi u kthye në Filipine nga Hong Kongu të martën.
Ai nuk ka kërkuar falje për goditjen e tij brutale kundër drogës, e cila pa mijëra njerëz të vrarë kur ai ishte president i kombit të Azisë Juglindore nga viti 2016 deri në 2022, dhe kryebashkiak i qytetit Davao më parë, shkruan A2 CNN.
Pas arrestimit, ai vuri në dyshim bazën e urdhër-arrestit, duke pyetur: "Çfarë krimi kam kryer?"
Ish-zëdhënësi presidencial i Dutertes, Salvador Panelo, ka kritikuar arrestimin, duke e quajtur atë "të paligjshëm" pasi Filipinet ishin tërhequr nga GJNP në 2019.
ICC më herët tha se ka juridiksion në Filipine mbi krimet e supozuara të kryera përpara se vendi të tërhiqej si anëtar. (A2 Televizion)