Panari i 29-të i librit në Tiranë, festa e librit për Krishtlindje, nën ndriçimin e fundvitit

Nga Luela Myftari
4 Nëntor 2026, 17:49 | Kulturë

Që prej vitit 1998, kur nisi rrugëtimin, Panairi i Librit është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vendit. Përmes tij kanë kaluar mijëra tituj, autorë, përkthyes, botues dhe breza lexuesish.

Ka ndryshuar Shqipëria, ka ndryshuar tregu i librit, kanë ndryshuar mënyrat se si lexojmë, por në muajin nëntor është ruajtur tradita e këtij takimi me librin.

Këtë vit, megjithatë, tradita do të duhet të presë edhe pak. Panairi i 29-të i Librit, i parashikuar të zhvillohej nga 11 deri më 15 nëntor, është shtyrë për në dhjetor, për shkak të situatës së tensionuar në Tiranë dhe protestave studentore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos