“Trump çoi drejt humbjes republikanët!” Gazetarja e CNN analizon skenarët pas zgjedhjeve në SHBA

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2026, 18:44 | Bota

“Trump çoi drejt humbjes republikanët!” Gazetarja e CNN

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA kanë sjellë humbje për republikanët, ndërsa kandidatët e mbështetur nga Donald Trump nuk arritën të sigurojnë rezultatet e pritshme.

Në një intervistë për CNN, gazetarja Karin Kaifa analizoi arsyet e këtij rezultati dhe pasojat politike për presidentin amerikan.

Sipas saj, një ndër faktorët kryesorë ishte pakënaqësia e votuesve me mënyrën e qeverisjes së Trumpit, ndërsa ndikim patën edhe lufta me Iranin, rritja e çmimeve të naftës dhe situata ekonomike.

 “Demokratët kanë kapitalizuar në disa zona ku administrata e Trumpit nuk ka punuar mirë dhe shumë prej kësaj lidhet me luftën në Iran dhe çmimet e naftës”.

Sa i përket ndikimit të rezultatit në qeverisjen amerikane, Kaifa paralajmëroi për përplasje mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit. Sipas saj, demokratët do të kenë më shumë mundësi për të ngritur komisione hetimore dhe për të shqyrtuar vendimet e administratës Trump.

 “Demokratët tani kanë mundësi që të krijojnë komisione hetimore. Kanë më shumë mundësi për të ndaluar disa nga nismat e agjendës së presidentit Trump dhe për të hetuar veprimet që ai ka ndërmarrë në dy vitet e para të këtij mandati”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos