
Zëvendëspresidenti JD Vance ka dhënë mendimin e tij mbi arsyet që çuan në humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke fajësuar luftën me Iranin.
“Arsyeja pse humbëm është lufta”, shkroi ai në një postim të gjatë në platformën X.
“Nëse dëshironi të argumentoni se ia vlejti, se humbja e Senatit për gjashtë vitet e ardhshme ishte një çmim që ia vlente të paguhej, atëherë bëjeni. Argumentoni se ishte një kosto e justifikueshme. Pavarësisht nëse jeni dakord apo jo, të paktën kjo do të ishte e ndershme”, u shpreh ai.
“Por të gjithë e dinë pse humbëm. Dhe çdo diskutim i sinqertë për atë se ku duhet të shkojmë nga këtu e tutje, duhet të nisë pikërisht nga kjo”, shtoi Vance.
Zëvendëspresidenti amerikan konsiderohet gjerësisht si një kandidat i mundshëm i republikanëve në garën presidenciale të vitit 2028.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë publikoi një fotografi të Donald Trump, ku ai shfaqet me një vështrim kërcënues dhe grushtat e vendosur mbi tavolinë. Fotografia shoqërohej me mbishkrimin: (A2 Televizion)