Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se çdo agresion i ri amerikan ndaj Teheranit do të përballet me një përgjigje shumë më të fuqishme.
Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, Khamenei theksoi se armiqësia e Uashingtonit ndaj Iranit nuk do të ndryshojë, pavarësisht ndryshimeve politike në SHBA apo lëshimeve të mundshme nga ana e Teheranit.
Ai deklaroi se shkatërrimi i bazave amerikane në rajon dhe kontrolli i Ngushticës së Hormuzit kanë qenë pjesë e përpjekjeve të Iranit kundër hegjemonisë amerikane. Sipas tij, fundi i dominimit amerikan në botë është më pranë nga sa e mendon Uashingtoni.
Ndërkohë, udhëheqja iraniane i ka cilësuar humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA si një refuzim të politikës së luftës, ndërsa Teherani vijon të qëndrojë në gatishmëri të lartë për mundësinë e sulmeve të reja.
Edhe Kremlini ka reaguar ndaj rezultateve të zgjedhjeve amerikane. Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se Moska shpreson që këto rezultate të mos ndikojnë në përpjekjet e presidentit Donald Trump për arritjen e paqes në Ukrainë. (A2 Televizion)