Arrestohet presidenti në Seul, mijëra policë hyjnë në fortesën e 64-vjeçarit

Nga Rosalba Bejdo
15 Janar 2025, 11:12 | Bota

Yoon Suk Yeol u bë presidenti i parë në detyrë në Korenë e Jugut që u arrestua dhe mor në pyetje nga autoritetet, pasi policia kaloi barrikadat dhe telat me gjemba për ta prangosur atë. 64-vjeçari i cili përballet me akuza për kryengritje pas përpjekjes së tij jetëshkurtër për të shpallur gjendje ushtarake muajin e kaluar e duke zhytur vendin në kaos, tha se do të bashkëpunonte me hetuesit për të shmangur gjakderdhjen.

“Sot, kur i pashë ata të kalonin zonën e sigurisë duke përdorur pajisje zjarrfikëse vendosa t’i përgjigjem hetimit të Zyrës për hetimet anti-korrupsion, në mënyrë që të shmang gjakderdhjen, edhe pse ky është një hetim i paligjshëm”, tha Yoon Suk Yeol.

Ai u hetua dhe shpall fajtor edhe nga parlamenti qe e pezulloi nga detyra.  Arrestimi dramatik i Yoon të mërkurën, I jep fund përballjes disa javore mes hetuesve dhe ekipit të sigurisë presidenciale.  Suk Yeol kishte tentuar ta shmangte arrestimin duke qëndruar në rezidencën e tij, i mbrojtur nga anëtarët e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale dhe telat me gjemba dhe barrikada qw e kthyen rezidencën në një “kështjellë”.

Yoon, i cili kishte premtuar të luftonte deri në fund, arriti të shmangte përpjekjen e parë për arrestim më 3 janar, pas një përballjeje të tensionuar disa orëshe midis rojeve dhe hetuesve anti-korrupsion që punonin me policinë. Por në orët e para të së mërkurës pranoi të merrej në pyetje pasi më shumë se 3 mijë policë e hetues nga zyra e hetimeve për korrupsion, të vendosur për ta prangosur u ngjitën mbi muret rrethuese për të arritur te ndërtesa kryesore. Gjatë përpjekjes për arrestimin e tij, policia u përlesh edhe me protestuesit pro presidentit, të mbledhur atje. Në një postim të mëvonshëm në Facebook, që Yoon tha se e kishte shkruar ndërsa ishte i ngujuar në rezidencën e tij, ai përsëriti pretendimet për mashtrim zgjedhor dhe foli për kombe “armiqësore” që po sulmonin vendin, duke iu referuar Koresë së Veriut.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos