Artileri, dronë e avionë luftarakë! Izraeli bombardon qytetin e Gazës, 37 sulme në 20 minuta

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 23:43 | Bota

Artileri, dronë e avionë luftarakë! Izraeli bombardon qytetin e

Ushtria izraelite po sulmon aktualisht qytetin e Gazës me avionë luftarakë, artileri dhe dronë, duke shkaktuar shpërthime masive që mund të dëgjohen larg.

Mediat në Rrip raportojnë 37 sulme në 20 minuta dhe një eksod masiv nga zona veriperëndimore e qytetit të Gazës, ndërsa në videot e postuara në mediat sociale, qielli mbi enklavë duket se ka marrë ngjyrë portokalli.

Sakaq, zhurma e shpërthimeve intensive nga ofensiva në Gaza mund të dëgjohet edhe në Izraelin qendror.

Ndërkohë, Forumi i Familjeve të Pengjeve të Izraelit po nis një “apel të dëshpëruar” për të mbrojtur të dashurit e tyre, duke akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu se i ka sakrifikuar ata.

"Nata e 710-të në Gaza mund të jetë nata e fundit e jetës së pengjeve që mezi mbijetojnë dhe nata e fundit në të cilën do të jetë e mundur të gjenden dhe të kthehen pengjet e vrarë për një varrim dinjitoz. Kryeministri po zgjedh me vetëdije t'i sakrifikojë ata në altarin e konsideratave politike", deklaron grupi duke e akuzuar kryeministrin se ka injoruar këshillën e Shefit të Shtabit të IDF-së, i cili thuhet se e paralajmëroi kundër operacionit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos