Një rezervist izraelit është vrarë në Rripin e Gazës, orët e fundit, vetëm pak javë pasi ia doli të fitojë një konkurs kënge në televizion, që i mundësonte edhe pjesëmarrjen në festivalin, për të përfaqësuar vendin në Eurosong.
26-vjeçari, Shaul Greenglick, performoi këngën "Israel's Rising Star", më 3 dhjetor, para se të thërritej për t’u mobilizuar në luftën kundër Hamas.
Edhe në skenë ashtu u ngjit, me veshjen e tij ushtarake, ku këndoi një baladë popullore. Një prej gjyqtarëve madje i sugjeroi që ta ndërpresë këtu këtë pasion të tijin, për momentin, pasi do të shërbente më shumë në luftë sesa në festival.
Funerali për Greenglick u mbaj të mërkurën e 27 dhjetorit në Izrael. 166 ushtarë izraelitë janë vrarë deri tani në ofensivën e ushtrisë drejt Gazës. (A2 Televizion)