Avioni përplaset me zjarrfikësen në Nju Jork, ndërpriten fluturimet

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 10:17 | Bota

Një avion rajonal i Air Canada Express u përplas me një automjet të zjarrfikësve gjatë uljes në Aeroportin La Guardia të Nju Jorkut. CNN raporton se nga përplasja mbetën të vdekur dy persona, piloti dhe bashkëpiloti, ndërsa aeroporti u mbyll përkohësisht.

Avioni, një CRJ-900 nga Montreali i cili operonte në linjën ajrore rajonale Jass Aviation, thuhet se goditi automjetin me një shpejtësi prej afërsisht 39 kilometrash në orë.

Avioni përplaset me zjarrfikësen në Nju Jork, ndërpriten

Autoriteti i Aviacionit Civil i SHBA-së (CASA) ka urdhëruar pezullimin e fluturimeve, duke e quajtur situatën një "emergjencë".  

Disa fluturime që mbërrijnë në aeroport janë devijuar në aeroporte të tjera ose janë kthyer në pikat e tyre të nisjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos