Avioni rrëzohet mbi një depo në Kaliforni, 2 viktima dhe 20 të plagosur

Nga Xhevahir Qardaku
3 Janar 2025, 13:14 | Bota

Një avion i vogël u përplas në një depo mobiljesh në Kaliforni duke u marrë jetën 2 personave dhe plagosur 20 të tjerë. Kjo është konfirmuar nga autoritetet amerikane.

Rrëzimi i mjetit fluturues shkaktoi një zjarr mbi depon në fjalë duke sjellë dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Hetuesit bënë me dije se piloti kishte bërë thirrje për kthim të menjëhershëm të avionit në aeroport, pak kohë pas nisjes në Fullerton.

Mjeti fluturues më pas bëri një kthesë majtas 180 gradë, fluturoi kundër rrymës për në pistën 24 dhe u rrëzua rreth 1000 metra larg pistës, duke goditur një ndërtesë mobiljesh dhe duke marrë flakë menjëherë.

Hetuesit tashmë do të kontrollojnë nëse avioni ishte mirë mbajtur siç duhej. Moti nuk luajti asnjë rol në këtë incident.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos