Balonat me mbeturina të lëshuara nga Koreja e Veriut, bllokojnë pistat e aeroportit të Seulit

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 15:40 | Bota

Balonat me mbeturina të lëshuara nga Koreja e Veriut, bllokojnë

Ngritjet dhe uljet në Aeroportin Ndërkombëtar Incheon të Koresë së Jugut u ndërprenë, këtë të mërkurë, për rreth tri orë, për shkak të balonave të lëshuara nga Koreja e Veriut të mbushura me mbeturina, tha një zëdhënës i aeroportit.

Një tullumbace u ul në asfalt pranë Terminalit 2 të pasagjerëve dhe tri pistat në Incheon u mbyllën përkohësisht. Koreja e Veriut ka lëshuar një numër të madh balonash të mbushura me mbeturina në Korenë e Jugut që nga fundi i majit. Disa prej tyre, u vunë re brenda dhe përreth kufijve të aeroportit.

FlightRadar24 tregoi tregon se tetë fluturime mallrash dhe pasagjerësh të mbërritur u devijuan në aeroportet Cheongju ose Jeju të Koresë së Jugut, gjatë kohës që pistat u mbyllën. Disa ulje të tjera u vonuan dhe nisjet u shtynë me disa orë.

Koreja e Veriut ka thënë se balonat janë hakmarrje për një fushatë propagandistike nga dezertorët dhe aktivistët e Koresë së Veriut në Jug, të cilët dërgojnë rregullisht balona me ushqime, ilaçe, para dhe fletëpalosje që kritikojnë liderët e Veriut. Si kundërpërgjigje, Veriu diktatorial ka lëshuar me qindra balona me mbetje, shumë prej të cilave edhe të rrezikshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos