Banane dhe kokainë, kapet ngarkesa e radhës me drogë në Pire

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2024, 21:36 | Bota

Banane dhe kokainë, kapet ngarkesa e radhës me drogë në Pire

Dy punonjës të portit të Pireut në Greqi ranë në pranga nën dyshimin se ishin pjesë e një grupi ndërkombëtar që trafikonte lëndë narkotike të llojit kokainë.

Ata u arrestuan në kushtet e flagrancës teksa po nxirrnin në orët e vona të natës pakot me kokainë nga kontejnerët me fruta ekzotike që kishin mbërritur nga Amerika Latine.

Rojet bregdetare iu sekuestruan atyre 24 kg lëndë narkotike, teksa pas kontrolleve në ngarkesat e tjera u gjetën 58 kg të tjera duke e çuar totalin e kokainës së sekuestruar në 82 kg.

Në kuadër të të njëjtit hetim, policia sekuestroi dhe kontrolloi gjithsej 50 konteinerë të ardhur në Pire nga Ekuadori në këtë itinerar. Ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos