BE e pranon: Gabim strategjik me tërheqjen nga bërthamori

Nga Xhevahir Qardaku
10 Mars 2026, 16:18 | Bota

Vendimi për të ulur përdorimin e energjisë bërthamore në Bashkimin Europian ishte një gabim strategjik. Këtë e konfirmoi vetë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, duke nënvizuar faktin se blloku nuk është as prodhues nafte dhe as gazi. “Ne duam që kjo teknologji e re të jetë funksionale deri në fillim të viteve 2030”, tha ajo.

Të pranishëm në samitin e organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ishin shumë liderë dhe përfaqësues të shteteve nga shumë vende të botës.

Por incidentet nuk munguan. Dy aktivistë të Greenpeace hynë në skenë në fillim të samitit, duke ndërprerë Presidentin Macron. Protestuesit, të veshur elegantë me kostume dhe kravata të zeza, mbanin në dorë banderola me mbishkrime të tilla: “Energjia bërthamore ushqen luftën e Rusisë”. Njëri prej tyre i bërtiti Macronit: “Pse po blejmë ende uranium nga Rusia?”, të cilit presidenti iu përgjigj: “Ne prodhojmë vetë energji bërthamore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos