“Po ua thyejmë kockat iranianëve”, kryeministri izraelit për sulmet: Populli të dalë kundër tiranisë

Nga Xhevahir Qardaku
10 Mars 2026, 10:52 | Bota

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se aspironte t'i mundësonte popullit iranian të çlirohej nga “tirania”. Një video e shpërndarë nga Zyra Qeveritare e Shtypit, kryeministri pretendon se ushtria e tij po i shkatërron iranianët.

“Aspirata jonë është t'i mundësojmë popullit iranian të heqë dorë nga zgjedha e tiranisë. Në fund të fundit, kjo varet prej tyre. Por nuk ka dyshim se nëpërmjet veprimeve të ndërmarra deri më tani, po ua thyejmë kockat dhe ka ende shumë për të bërë. Nëse ia dalim mbanë së bashku me popullin iranian, do të sjellim një fund të përhershëm në masën që gjëra të tilla të mos ekzistojnë më në jetën e kombeve. Do të sjellim ndryshime dhe tashmë po sjellim një ndryshim masiv në qëndrimin e Izraelit.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos