BE fillon "luftën" tregtare, zyrtarja franceze: Ne do të përgjigjemi kundër SHBA

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 17:14 | Bota

Një luftë tregtare nuk është në interesin e askujt. Kështu është shprehur zëdhënësja e qeverisë franceze për mediat ndërkombëtare. Bashkimi Evropian do të përgjigjet tha Sophie Primas. 

"Donald Trump duhet të shikojë historinë e vendit të tij, taksat doganore tashmë janë aplikuar në një numër produktesh nga Bashkimi Evropian dhe, në realitet, kjo ka pasur një ndikim shumë negativ si në punësimin ashtu edhe në produktivitetin e kompanive të tij në Evropë, por edhe të kompanive të veta në Shtetet e Bashkuara. Pra, askush nuk fiton në këtë luftë tregtare. Por nëse duhet të përgjigjemi, ne padyshim që do të përgjigjemi. Komisioni Evropian tashmë e tha këtë mbrëmë", tha Primas.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do të reagojë "në mënyrë të vendosur dhe menjëherë kundër barrierave të pajustifikuara ndaj tregtisë së lirë dhe të drejtë", pas vendimit të Trump. 

Aksionet e disa prej prodhuesve më të mëdhenj evropianë të makinave u ulën të enjten më 27 shkurt) pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump vendosi një tarifë "reciproke" prej 25% për makinat evropiane dhe mallrat e tjera.

Trump , i pyetur nëse ka vendosur për një tarifë për mallrat nga Bashkimi Evropian, tha se: "Ne kemi marrë një vendim dhe do ta shpallim shumë shpejt, dhe do të jetë 25%, në përgjithësi, dhe kjo do të jetë për makinat dhe të gjitha gjërat."

Volkswagen i Gjermanisë dhe Mercedes Benz humbën midis 2.4% dhe 2.8% deri paraditen e së enjtes.

Donald Trump do të vendosë për politikat tarifore për të gjitha vendet, përfshirë Meksikën dhe Kanadanë, pasi një studim të dalë më 1 prill, tha këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Kevin Hassett në një intervistë për CNBC të enjten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos