
Bashkimi Europian i ka kërkuar Rusisë të ndalojë kërcënimet bërthamore dhe ka paralajmëruar për rreziqet e një gare të re armatimesh.
“BE-ja i kërkon Rusisë të përmbahet nga kërcënimet bërthamore dhe të gjithë aktorëve të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë një garë të re armatimesh”, tha një zëdhënës i BE-së.
Dje, Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi zyrtarët të hartonin plane për një provë të mundshme bërthamore, e para e Moskës që nga viti 1991.
Kjo lëvizje erdhi pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të rifillonin testimet, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, po ditën e djeshme, SHBA-të testuan raketën balistike ndërkontinentale Minuteman III. (A2 Televizion)
