
Forcat ruse kanë avancuar në qytetin strategjik të Pokrovskit, ku luftimet po vazhdojnë shtëpi më shtëpi, në përpjekjen për të dëbuar forcat ukrainase.
Kështu pretendon ministria e mbrojtjes në Rusi. Moska thotë se Pokrovksi, i pagëzuar si porta e Donjetskut nga mediat ruse, do t’i jepte një platformë për të hyrë në Kramatorsk dhe Sloviansk, dy qytetet më të mëdha të kontrolluara ende nga Ukrainasit në rajonin e Donjetskut.
Rusia pretendon se ka kapur 64 godina në qytetin e Pokrovskit ku dikur jetonin 60 mijë njerëz. Blogerët e luftës në Rusi, thonë se trupat e Moskës kishin kontroll taktik të qytetit, por se në Mirnohradin fqinj forcat ukrainase ishin izoluar pas barrierave të forta.
Kievi ka pranuar se situata në Pokrovsk është bërë e vështirë ditët e fundit por mohon pretendimet se trupat e veta janë rrethuar. (A2 Televizion)
