Biden e quan fitore rezistencën e Ukrainës, Zelensky merr 200 mln USD, Rusia bombardon Kievin

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 07:34 | Bota



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden priti homologun ukrainas Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, nga ku njoftoi dhe paketën e re të ndihmës 200 milionë dollarë për Kievin.

"Askush nuk duhet të harrojë se të qenit këtu, në këtë situatë, dy vjet më vonë është tashmë një fitore e madhe", u shpreh Biden.

“Putini ka dështuar të nënshtrojë Ukrainën”, shtoi presidenti amerikan, duke nënvizuar se amerikanët “mund dhe duhet të jenë tepër krenarë” për mbështetjen e dhënë për Kievin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se në të ardhmen Ukraina duhet të jetë pjesë e aleancës së NATO, por për momentin fokusi duhet të jetë te fitorja e luftës.

Ndërkohë, presidenti Zelensky pasi falënderoi Biden për mbështetjen e vazhdueshme, u shpreh se Ukraina për asnjë moment nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i saj.

Në frontin e luftës, Rusia lëshoi dhjetëra raketa në orët e para të mëngjesit në drejtim të Kievit, duke plagosur të paktën 50 persona.

Sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko, raketat goditën një godinë civile dhe një spital pedriatik.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos