Biden paralajmëron Izraelin: Je duke humbur mbështetjen ndërkombëtare

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 08:05 | Bota

Biden paralajmëron Izraelin: Je duke humbur mbështetjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden paralajmëroi Izraelin se ka filluar të humbasë mbështetjen globale për shkak të "bombardimeve pa dallim" në Gaza.

Deklaratat e forta të lideri amerikan u bënë gjatë një eventi për mbledhje fondesh, të cilat mund të konsiderohen fare mirë dhe si kritikat më të forta ndaj lidershipit të Izraelit.

"Siguria e Izraelit mund të mbështetet te SHBA, por tani ka më shumë se Shtetet e Bashkuara. Ka Bashkimin Evropian, Evropën, pjesën më të madhe të botës. Por ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje nga bombardimet pa dallim që ndodhin" tha Biden.

Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë ripërsëriti qëndrimin se Izraeli ka të gjithë të drejtën për të luftuar Hamasin dhe për t’u mbrojtur prej tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos