Kryeministri francez François Bayrou ka humbur votëbesimin që kërkoi për qeverinë e tij në Parlamentin e Francës.
Sipas mediave të huaja, Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar me 364 vota pro dhe 194 kundër për ta shkarkuar atë nga detyra dhe për të rrëzuar qeverinë e tij të pakicës.
Po ashtu bëhet e ditur se 25 deputetë të tjerë abstenuan, përcjell A2 CNN.
Ndërkohë mbetet për t’u pare nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, ose nëse do të arrihet marrëveshje për krijimin e një qeverie të re. (A2 Televizion)