Bilanc tragjik! Mbi 15,900 viktima në Gaza, mbi 40 mijë të plagosur

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 18:43 | Bota

Bilanc tragjik! Mbi 15,900 viktima në Gaza, mbi 40 mijë të

Më shumë se 15,900 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor. Shifrat janë bërë të ditura nga ministri palestinez i shëndetësisë, Mai al-Kaila duke shtuar se në mesin e viktimave janë 250 punonjës shëndetësorë.

Numri i të vdekurve po rritet vazhdimisht pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që forcat izraelite të kufizojnë dëmtimet civile në fazën e re të ofensivës së tyre ushtarake në Gaza që filloi më 1 dhjetor. Ndërkohë, 40,900 persona kanë mbetur të plagosur.

Shërbimet shëndetësore në Gaza janë në një gjendje "katastrofe". Në pjesën jugore të enklavës me popullsi të dendur, ku Izraeli ka përqendruar operacionet e tij ushtarake që nga e premtja kur përfundoi armëpushimi, vetëm pesë spitale po funksionojnë me kapacitetin e tyre minimal dhe numri i përgjithshëm i shtretërve është 1,300. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos