Shpërthen vullkani më aktiv i Indonezisë, shkon në 22 numri i viktimave

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 13:53 | Bota

Shpërthen vullkani më aktiv i Indonezisë, shkon në 22 numri

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Marapi në Indonezinë perëndimore. Numri i raportuar i viktimave fillimisht ishte më i ulët, por ditën e sotme u gjetën edhe nëntë trupa të tjerë nga ekipet e shpëtimit.

Ndërkohë, është edhe një person që rezulton i humbur.

Kujtojmë se vullkani më aktiv i Sumatrës shpërtheu të dielën, duke e ngjitur hirin e tij 3000 metra në qiell, më lart se vetë vullkani.

“Nëntë nga dhjetë personat e zhdukur janë gjetur të vdekur pasditen e sotme dhe trupat e tyre aktualisht janë duke u transportuar. Ne jemi ende në kërkim të një viktimë”, tha për AFP Abdul Malik, drejtor i shërbimeve të shpëtimit në qytetin Padang.

Qindra shpëtues indonezianë janë mobilizuar për kërkimin, i cili vazhdon në kushte të vështira për shkak të motit të keq dhe hirit që vazhdon të dalë nga vullkani.

Ahmad Rifadi, kreu i Observatorit Marapi, vëzhgoi pesë shpërthime midis mesnatës dhe 08:00 me orën lokale.

“Marapi është ende shumë aktiv. Ne nuk mund ta shohim lartësinë e kolonës (e hirit) sepse është e mbuluar nga retë”, shpjegoi ai.

A2 CNN Livestream

Latest Videos