Bombardimet izraelite shkaktojnë 60 viktima në Liban

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 08:19 | Bota

Bombardimet izraelite shkaktojnë 60 viktima në Liban

Të paktën 60 persona janë vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Luginën lindore Bekaa të Libanit, bën me dije ministria libaneze e shëndetësisë. Mes viktimave ishin dhe dy fëmijë nga bombat që goditën 16 zona në rajonin e Baalbek.

Ministria tha gjithashtu se 58 persona u plagosën, duke shtuar se përpjekjet e shpëtimit ishin ende duke u zhvilluar në luginë, e cila konsiderohet një bastion i Hezbollahut.

Izraeli ka kryer mijëra sulme ajrore në të gjithë Libanin gjatë pesë javëve të fundit, duke synuar infrastrukturën dhe armët e Hezbollahut, shkruan A2.

Guvernatori i Baalbek, Bachie Khodr i quajti sulmet më të dhunshmet në rajon që kur Izraeli përshkallëzoi konfliktin kundër Hezbollahut muajin e kaluar.

Armiqësitë ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut shpërthyen pasi grupi i armatosur libanez filloi të gjuante raketa në Izraelin verior në mbështetje të palestinezëve, një ditë pas sulmit vdekjeprurës të aleatit të tij Hamas në Izraelin jugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos