Një person u vra dhe 11 të tjerë u plagosën në një sulm të dytë kundër aeroportit të Rijadit në Arabindë Saudite. Një zëdhënës i ushtrisë deklaroi se një predhë kishte goditur aeroportin ndërkombëtar të Mbretit Khlaid të dielën, duke shkaktuar një zjarr në një holl pasagjerësh. Siç bën me dije autoriteti civil i Arabisë Saudit, viktimai shte shtetas palestinez.
Goditja e re erdhi një ditë pasi atij që u konsiderua si sulmi më i madh i rebelëve Huthi në Jemen, kundër Arabisë Saudite, që prej shpërthimit të luftës, mes SHBA, Izraelit dhe Iranit. Të paktën 13 vetë u vranë dhe 300 të tjerë u plagosën të shtunën, ndërsa një seri sulmesh janë raportuar edhe më herët gjatë javës.
Huthët të cilët kanë pranuar autorësinë, paralajmëruan kompanitë ajrore dhe pasagjerët kundër përdorimit të aeroportit në Rijad dhe hapësirës ajrore të vendit.
Grupe pretendon se ka lëshuar një miks raketash balistike dhe kruz gjatë 24 orëve të fundit dhe paralajmëroi se do të përshkallëzojë më tej sulmet. Objektivë të mundshëm sipas militanteve do të jenë të gjitha aeroportet saudite përveç atyre në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës.
Siç thuhet në shënjestër të sulmeve ka qenë edhe infrastrukturë e naftës në Arabinë Saudite. Huthët pohojnë se po godasin Arabinë Saudite për mbështetjen ndaj forcave qeveritare në Jemen, dhe sulmet në aeroportin e sanës.
Rijadi i ka cilësuar sulmet e fundit krim luftë edhe është zoutar të kundërpërgjigjet, por SHBA deri më tani ka hezituar të ndihmojë me sulme aleatin e vet. Trump tha së fundmi se do të marrë së shpejti një vendim. Edhe Britania e Madhe sugjeroi se do të ofrojë më shumë mbështetje për Sauditët. (A2 Televizion)