Bombarduesit në këmbim të votës, Hungaria nënshkruan marrëveshje me Suedinë për avionët luftarakë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 23:46 | Bota

Viktor Orban nuk humbet asgjë në këmbim të votës për anëtarësimin e Sudisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në një marrëveshje me Suedinë, Hungaria konkretizoi blerjen e 4 avionëve luftarakë Gripen. Në takimin me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, Orban tha se kishin mbyllur një proces të gjatë të rindërtimit të besimit tek njëri-tjetri.

“Vizita e kryeministrit suedez në Budapest është një shfaqje hungareze e forcës nga e cila në fund përfiton kryeministri hungarez”, tha një burim i afërt për Euractiv.

“Orbán dëshiron të tregojë se ishte ai që e la Suedinë të anëtarësohej në NATO, në një moment kompleks në politikën hungareze”, shtoi burimi.

Hungaria ishte anëtari i fundit i aleancës ushtarake transatlantike që kundërshtoi kërkesën e Suedisë për t'u bashkuar fill pas pushtimi rus të Ukrainës. Të dy liderët thanë se nuk ishin dakord për gjithçka, por ranë dakord të bashkëpunonin aty ku ishte e mundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos