Lufta e parave, SHBA vendos mbi 500 sanksione ndaj Rusisë, FMN ndihmon Kievin

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 23:28 | Bota

Shtetet e Bashkuara vendosën mbi 500 sanksione të reja kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë dhe vdekjen në burg të opozitarit Navalny.

Masat ndëshkuese do të prekin individë të lidhur me burgimin e Navalnit dhe makinerinë ruse të luftës, njofton presidenti amerikan Joe Biden.

Në këto sanksione, përcaktohen kufizime në eksporte për 100 firma apo individë. Më herët, edhe Bashkimi Europian miratoi paketën e 13 të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa paralajmëron Moskën që të mos guxojë të aneksojë territor të Moldavisë.

Kremlini ka reaguar furishëm, duke i konsideruar masat e Brukselit si të paligjshme. Rusia paralajmëron me reagim të ashpër duke mos lejuar hyrjen në vend të përfaqësuesve europianë. Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar do të alokojë 880 milionë dollarë për Ukrainën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos