“Bota ka etje për paqe!” Apeli i Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 19:58 | Bota

“Bota ka etje për paqe!” Apeli i Papa Leo XIV: Mjaft me

"Mjaft luftërave!" Është ky ishte apeli i Papa Leo XIV gjatë takimit të Sant'Egidio Sant’Egidio në Koloseun e Romës. "Bota ka etje për paqe, ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, e cila i jep fund abuzimit të pushtetit, shfaqjeve të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjes, shkatërrimit dhe mërgimit!" tha ai në ceremoninë te Koloseu, së bashku me udhëheqës të besimeve të tjera të krishtera.

Sipas kreut të Vatikanit, lutja është një forcë e madhe për pajtim, teksa bëri thirrje që feja të mos përdoret për dhunë apo urrejtje.

“Lutja është një forcë e madhe për pajtim. Ata që nuk luten e abuzojnë fenë, madje edhe për të vrarë. Jo fjalë të bërtitura, jo sjellje të ekzaltuara, jo slogane fetare të përdorura kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim se lutja ndryshon historinë e popujve", theksoi ai.

Duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut, ai kërkoi që fetë të mos bëhen instrumente të nacionalizmit apo populizmit. “Mjerë ata që përpiqen ta tërheqin Zotin në luftëra,” theksoi Papa.

“Bota ka etje për paqe!” Apeli i Papa Leo XIV: Mjaft me

“Lufta nuk është kurrë e shenjtë, vetëm paqja është e shenjtë, sepse ajo është e vullnetit të Zotit!” vazhdoi Papa, duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut: “Ne duhet t’i distancojmë fetë nga tundimi për t’u bërë instrumente për të nxitur nacionalizmin, etnizmin dhe populizmin. Luftërat bëhen më të hidhura. Mjerë ata që përpiqen ta tërheqin Zotin në luftëra!”

Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë që të vendosin paqen mbi çdo interes.

“Përfundimi i luftës është detyrë e të gjithë politikanëve para Zotit. Paqja është përparësia e të gjitha politikave, dhe Zoti do t’i mbajë përgjegjës ata që nuk kanë kërkuar paqe ose kanë nxitur tensione dhe konflikte, çdo ditë, muaj dhe vit lufte", theksoi Papa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos