Kolapsi kompjuterik që shkaktoi kaos në të gjithë botën, duke lënë avionët në tokë, duke pezulluar shërbimin e trenave, e duke prekur biznese, sisteme bankare e shëndetësore, nuk erdhi si pasojë e një sulmi kibernetik.
Kompania globale, Crowdstrikee, cila krijon softuerë për të luftuar viruset kompjuterike, kujdeset të sqarojë dhe zbusë frikën e qytetarëve, se shkak për problemet në PC Windows, ishte bërë një defekt, gjatë përditësimit të një prej sistemeve të saj.
“Sistemet Mac dhe Linux nuk janë prekur. Ky nuk është incident i sigurisë apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe popunohet lidhur me të”, tha Kompania “Crowdstrike”.
Në orët e para të së premtes kompanitë kryesore amerikane të fluturimeve, si Amerikan Airlines apo Delta, pezulluan fluturimet duke cituar probleme me komunikimin, e po ashtu aeroporte dhe kompani të tjera në të gjithë botën nga Singapori, India, Holanda e Spanja, raportuan anulime e vonesa për shkak të mosfunksionimit të sistemeve kompjuterike.
Siç raportohet mbi 1400 fluturime janë anuluar në të gjithë botën, shumica e të cilave në SHBA, Gjermani e Itali. Banka dhe kompani të shërbimeve financiare nga Australia në Indi dhe Gjermani paralajmëruan konsumatorët për probleme ndërsa investitorët raportuan vështirësi në kryerjen e transaksioneve.
Në Britani sistemet e prenotimeve të përdorura nga mjekët kaluan offline, e po ashtu spitale në Gjermani anuluan operacione të planifikuara. Ndërsa Sky News një prej televizioneve më të mëdha në vend, ndërpreu përkohësisht transmetimin.
Ekspertet e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se do të duhen ditë për të ndrequr problemin e për të rikthyer kompjuterët në punë, çka nënkupton se vështirësitë në transport mund të vijojnë. Bosi i Tesla-s dhe rrjetit social X, e ka cilësuar këtë si dështimin më të madh kompjuterik në histori. (A2 Televizion)