Alarm në Gjermani, sulm kibernetik ndaj politikanëve dhe zyrtarëve qeveritarë, ja ku dyshohet

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 23:37 | Bota

Alarm në Gjermani, sulm kibernetik ndaj politikanëve dhe

Deputetë gjermanë dhe zyrtarët qeveritarë kanë qenë objektiv i një sulmi kibernetik (spyware), ka deklaruar ministri i Transformimit Digjital, Karsten Wildberger.

Berlini dyshon për përfshirjen e aktorëve shtetërorë në sulmin ndaj telefonave iPhone të zyrtarëve.

Përdoruesit e prekur janë njoftuar për cenueshmërinë e pajisjeve të tyre, tha Wildberger të hënën për transmetuesit gjermanë ARD dhe ZDF.

“E gjithë çështja është ende nën hetim”, deklaroi ai.

Zyra Federale Gjermane për Sigurinë e Informacionit (BSI) e ka përshkruar kërcënimin si “mercenary spyware”, duke përmendur Pegasus-in, një program spiunazhi të zhvilluar në Izrael, si një nga shembujt më të njohur.

Agjencia tha se sulme të tilla kryhen shpesh nga aktorë shtetërorë, por deri më tani nuk ka identifikuar përgjegjësit.

Shtrirja e operacionit mbetet e paqartë. Të hënën, BSI bëri të ditur se në shënjestër kishin qenë edhe “figura të tjera publike”, por nuk identifikoi personat e prekur dhe as nuk zbuloi numrin e tyre.

Pasi instalohet, programi spiun mund të ketë qasje në komunikimet e enkriptuara, të vjedhë fjalëkalime, të gjurmojë vendndodhjen dhe të aktivizojë në distancë kamerat dhe mikrofonat e pajisjeve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos