“Zgjedhjet më të rëndësishme të jetës sonë”, Trump rihap Pishinën Reflektuese, sulmon demokratët

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 23:27 | Bota

“Zgjedhjet më të rëndësishme të jetës

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, rihapi të hënën pishinën reflektuese pranë Memorialit të Lincoln-it, disa muaj pas restaurimit të saj. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e shfrytëzoi këtë aktivitet, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit, për të promovuar arritjet e tij dhe për të sulmuar demokratët.

“Jam i entuziazmuar të njoftoj hapjen zyrtare të Pishinës Reflektuese pranë Memorialit të Lincolnit”, deklaroi ai gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni.

Trump tha se pishina, e ndërtuar mes viteve 1920 dhe 1923, kishte pasur probleme me rrjedhjet e ujit, algat dhe aktet e vandalizmit.

Ai bëri të ditur se tubacionet ishin zëvendësuar dhe sipërfaqja e pishinës ishte restauruar, duke theksuar se administrata e tij i kishte përfunduar punimet me një kosto dukshëm më të ulët.

Duke iu referuar votimit të së martës, Trump e cilësoi atë si “zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit që besoj se kemi pasur gjatë jetës sonë”.

“Partia Demokratike ka nominuar listën më ekstreme dhe më të rrezikshme të kandidatëve në historinë amerikane”, deklaroi ai.

“Nëse i fitojmë zgjedhjet, të gjithë do të marrin 5 mijë dollarë. Çdo i rritur do të marrë 5 mijë dollarë. Por këto para duhet t’i shpenzoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai, duke përsëritur një premtim të bërë më herët.

Duke folur për Iranin, Trump deklaroi: “Ne patëm një luftë me Iranin. Ne fituam”, ndërsa pretendoi se SHBA-ja kontrollon Ngushticën e Hormuzit.

“Ata duan të arrijnë një marrëveshje dhe kjo mund të ndodhë”, tha ai, duke shtuar se Irani i kishte kërkuar SHBA-së të ndalonte shënjestrimin e udhëheqësve të tij, “dhe ne do ta bëjmë këtë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos