Brenda moçalit 4.5 metër të thellë, gjendet trupi i ushtarit të katërt amerikan në Lituani

Nga A2 CNN
1 Prill 2025, 21:54 | Bota

Brenda moçalit 4.5 metër të thellë, gjendet trupi i

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Lituani kanë gjetur edhe trupin e ushtarit të katërt amerikan, i cili së bashku me tre kolegë të tij ishte zhdukur që nga java e kaluar kur automjeti i tyre u mbyt në një moçal gjatë një stërvitje.

Gjetjen e trupit të tij e njoftuan të martën zyrtarët amerikanë dhe lituanianë.

Tre ushtarët e tjerë u gjetën të vdekur të hënën pasi shpëtimtarët zbuluan ku ndodhej automjeti i blinduar, në një zonë stërvitore ushtarake pranë kufirit me Bjellorusinë.

"Ushtari u gjet pas një kërkimi nga qindra shpëtimtarë nga Ushtria e SHBA, Marina e SHBA, Forcat e Armatosura të Lituanisë, Forcat e Armatosura Polake, Forcat e Armatosura të Estonisë dhe shumë elementë të tjerë të qeverisë lituaneze dhe shërbimet civile", thuhet në deklaratën e ushtrisë amerikane.

Ndërkohë, Presidenti Trump e përmendi këtë çështje dje, gjatë një konference në Zyrën Ovale.

Të katër ushtarët po shërbenin në Fort Stewart, në Gjeorgji dhe identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur.

Ata u zhdukën më 25 mars teksa operonin një automjet të blinduar të rikuperimit M88 Hercules dhe të nesërmen, automjeti i tyre 63 tonësh u gjet i zhytur në një moçal 4.5 metra të thellë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos