Dy britanikë janë zhdukur përgjatë gati një jave në Dolomitet në veri të Italisë, shkruan A2 CNN.
Sipas mediave të huaja, Aziz Ziriat 36 vjeç dhe Samuel Harris 35 vjeç, nga Londra ishin duke ecur kur u dëgjuan për herë të fundit, pasdite herët më 1 janar.
Dy burrat duhej të ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar dje, por humbën fluturimin e kthimit të Lufthansa, shkruan A2 CNN.
Aksioni i kërkim-shpëtimit është nisur, por kërkimet janë pezulluar deri në mëngjes për shkak të natës dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.
Autoritetet italiane thanë në ditën kur u dëgjuan për herë të fundit, Ziriat dhe Harris besohej se kishin qenë në bivoakun Malga Dosson në Val San Valentino, në bazën e faqes jugore të malit Carè Alto.
Ekipet e shpëtimit thanë se një helikopter u ngrit në përpjekje për të kryer një studim ajror, por mjegulla dhe dukshmëria e dobët e detyruan atë të kthehej përpara se të arrinte në zonën ku besohet se burrat ishin zhdukur.
Ekipet tokësore dhe dronët e shërbimit zjarrfikës gjithashtu nuk ishin në gjendje të kryenin aktivitetet e tyre për shkak të motit të keq dhe rrezikut të një orteku.
Ndërkohë në orët në vijim pritet të dalin të dhëna shtesë për vendndodhjen ose mbi atë se çfarë ka ndodhur me 2 shtetasit në fjalë, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)