Britania njohu zyrtarisht shtetin palestinez, reagon Starmer: Nuk është shpërblim për Hamasin

Nga A2 CNN
21 Shtator 2025, 16:26 | Bota

Britania njohu zyrtarisht shtetin palestinez, reagon Starmer: Nuk

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka reaguar pas vendimit të Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez, duke theksuar se kjo lëvizje nuk duhet të shihet si një shpërblim për Hamasin.

Starmer deklaroi se ka takuar familjet britanike të pengjeve të mbajtura nga Hamas në Gaza dhe ka parë nga afër “dhimbjen dhe torturën që ata përjetojnë çdo ditë”. Ai u bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre, duke shtuar se “ne do të vazhdojmë të luftojmë për t’i sjellë ata në shtëpi”.

Duke folur për procesin e paqes, kryeministri britanik theksoi se kërkesa për një zgjidhje me dy shtete është “e kundërta e vizionit plot urrejtje të Hamasit”, shkruan A2 CNN.

“Ky vendim nuk është shpërblim për Hamasin,” u shpreh Starmer, duke sqaruar se njohja e Palestinës do të thotë se Hamas nuk mund të ketë të ardhme, as rol në qeverisje dhe as në çështjet e sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos