Trump presion Afganistanit: Nëse nuk na e ktheni bazën, do ndodhin gjëra të këqija

Nga A2 CNN
21 Shtator 2025, 13:27 | Bota

Presidenti amerikan Donald Trump e paralajmëroi Afganistanin per Bazën Ajrore të Bagramit.

"Nëse Afganistani nuk ua kthen Bazën atyre që e ndërtuan, që janë Shtetet e Bashkuara, do të ndodhin gjëra të këqija", tha Trump, shkruan A2 CNN.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se kishte folur me autoritetet afgane për rimarrjen e kontrollit të bazës ushtarake të Bagramit, një strukturë kyçe e përdorur nga forcat amerikane gjatë luftës në atë vend. "Nuk duhej ta kishim lënë kurrë të ikte", u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, duke komentuar tërheqjen e forcave amerikane nga baza në vitin 2021, gjë që u lejoi talebanëve të merrnin kontrollin. 

“Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë, por pa asnjë prani ushtarake amerikane në territorin tonë”, tha një nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme afgane, përcjell A2 CNN.

Negociatat përfshijnë kthimin e forcave speciale amerikane në një kapacitet të kufizuar në bazën e Bagramit, një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve, ekonomike dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos