Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Nga A2 CNN
21 Shtator 2025, 15:41 | Bota

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia kanë njohur shtetin palestinez pak minuta më parë.

E para që zyrtarizoi njohjen ishte Kanadaja, që u bë kështu edhe vendi i parë i G7 që njohu shtetin palestinez.

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se që nga sot, "Kanadaja njeh shtetin e Palestinës", shkruan A2 CNN.

Në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij X, Carney thotë:

"Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore si për Shtetin e Palestinës ashtu edhe për Shtetin e Izraelit."

Më pas shteti palestinez u njoh zyrtarisht edhe nga Australia, e cila e ka njoftuar vendimin pak minuta më parë.

Kujtojmë se si Kanadaja ashtu edhe Australia kishin shprehur më parë qëllimet e tyre për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë.

Dhe sëfundmi ishte kryeministri britanik Sir Keir Starmer, i cili njoftoi njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar, shkruan A2 CNN.

“Sot, për të ringjallur shpresën për paqe dhe një zgjidhje me dy shtete, deklaroj qartë - si kryeministër i këtij vendi të madh - se Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës”, tha ai në një video-deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos