Qeveria britanike ka arritur një marrëveshje me një kompani teknologjie të Mbrojtjes për të lejuar forcat e armatosura ukrainase të përdorin dronë sulmues më të avancuar në Detin e Zi.
Në një video, kompania Anduril demonstroi dronët Altius 600 m dhe 700 m. Ata janë dronë kamikazë dhe mund të shkatërrojnë tanket, shkruan A2 CNN.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha në një deklaratë se kontratat, kanë një vlerë totale prej pothuajse 30 milionë paund dhe do të ndihmojnë Ukrainën për të monitoruar një zonë përpara se të godasin objektivat. (A2 Televizion)