Përleshje mes forcave qeveritare siriane dhe besnikëve të Asadit, raportohet për dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 13:42 | Bota

Përleshje mes forcave qeveritare siriane dhe besnikëve të Asadit,

Forcat e lidhura me sundimtarët e rinj të Sirisë janë përfshirë në luftime të ashpra me luftëtarët besnikë të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad në një zonë bregdetare të vendit.

Sipas mediave të huaja, kjo është dhuna më e keqe në Siri që kur rebelët rrëzuan Asadin në dhjetor dhe vendosën një qeveri tranzicioni islamike.

Një grup monitorues i luftës, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se më shumë se 70 njerëz janë vrarë.

Një shtetrrethim është vendosur në qytetet port, Latakia dhe Tartous, ku kanë shpërthyer luftimet, shkruan A2 CNN.

Përleshjet nisën kur forcat qeveritare u zunë në pritë gjatë një operacioni të sigurisë në Latakia.

Janë dërguar përforcime dhe videot e publikuara në internet tregojnë të shtëna të forta armësh në disa vende.

Rajoni bregdetar është zemra e pakicës alavite dhe një bastion i familjes Assad, që i përkasin sektit alavit.

Vlerësimet për numrin e njerëzve të vrarë gjatë përleshjeve ndryshojnë dhe BBC nuk ka qenë në gjendje t'i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha të premten se 71 persona ishin vrarë, duke përfshirë 35 anëtarë të forcave qeveritare, 32 persona të armatosur të lidhur me ushtrinë e regjimit të mëparshëm dhe katër civilë.

Përleshjet lanë dhjetëra persona të tjerë të plagosur, tha grupi i të drejtave të njeriut, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos