Cilësohej si i papërshtatshëm, i zgjedhuri i Trump heq dorë nga posti kyç

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2024, 19:04 | Bota

Cilësohej si i papërshtatshëm, i zgjedhuri i Trump heq dorë

Kur emri i tij u shfaq si një ndër preferuarit e Donald Trump për rolin kyç në administratën e re, opinioni publik dhe demokratët reaguan ashpër për shkak të kaluarës së tij “të dyshimtë”.

Matt Gaetz, duket se nuk e ka përballuar presionin dhe ka hequr dorë nga kandidatura të qenë prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, post të cilin Trump e emëroi menjëherë pas fitores së zgjedhjeve.

Cilësohej si i papërshtatshëm, i zgjedhuri i Trump heq dorë

“Kam pasur takime të shkëlqyera dje me senatorët. Pavarësisht se momenti ishte i fortë, është e qartë se çështja ime po bëhej një shpërqendrim i padrejtë për punën e rëndësishme të kalimit të pushtetit Trump/Vance”, shkroi Gaetz në platformën X.

“Nuk ka kohë për të humbur në një grindje të panevojshme në Ëashington, kështu që do të tërheq emrin tim për të shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm. Departamenti i Drejtësisë i Trumpit duhet të jetë në vend dhe gati që ditën e parë. Unë mbetem plotësisht i angazhuar që Donald J. Trump të jetë presidenti më i suksesshëm në histori”, deklaroi ai.

Gaetz ka qenë nën hetime nga Departamenti i Drejtësisë në lidhje me akuzat për ngacmim seksual që përfshijnë një vajzë 17-vjeçare.

Ai ka qenë gjithashtu nën vëzhgim nga Komiteti i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve për akuza të tjera, duke përfshirë abuzim seksual, përdorim droge dhe pranim të dhuratave të papërshtatshme.

Hetimi u ndal më 13 nëntor, kur Gaetz dha dorëheqje nga Kongresi amerikan, ndërkohë që Komiteti i Etikës në Senat nuk është lejuar të publikojë raportin konfindecial për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos